Mikan Zec: OJQ-të DUAN FEREXHE NE ADË, E NË AFËRSI JANË DY ÇERDHE TË DROGËS

Radomir Mikan ZecDrejtori gjeneral i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir – Mikan Zec ka deklaruar që aktivistët e organizatave joqeveritare MANS dhe MOGUL janë për vendosjen e ferexhesë brenda kompleksit nudistik në Adë dhe që për këtë askush nuk ka reaguar.

“Kjo është dukuri e rrezikshme”, tha ai në mbledhjen e Dhomës së tregtisë të Malit të Zi.

Zec theksoi që pranë kompleksit në Adë ekzistojnë edhe dy kampe të egra me të cilët inspekcioni nuk di si të përballet. “Këto kampe janë çerdhe të drogës dhe të gjithçkaje çdo natë deri në pesë të mëngjesit. Njerëzit në inspekcione janë të harxhuar dhe vështirë mund të zgjohen dhe të kryejnë kontrollin në ora dy të mëngjesit”, shtoi drejtori Rivierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…