Drejtori i Ndërmarrjes Hotelerike – turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir – Mikan Zec ka deklaruar se privatizimet e pasuksesshme dhe të gabuara janë problemi më i madh i turizmit në këtë komunë.
Si shembuj më tipik për këtë ai në intervistën dhënë për “Dnevne novine” përmendi rastet e hoteleve “Galeb” dhe “Jadran”.
“Galebi u prish në rrethana të çuditshme. Kjo gjë nuk guxonte të ndodhte. Nëse ka krim në turizmin malazez, atëherë ai është prishja e “Galebit”, tha Zec.
Sipas mendimit të tij, ndërtimi i aeroportit do të zgjidhte të gjithë çështjet zhvillimore të kësaj komunë. “Ekzistojnë dy lokalitete: Shtoji dhe Gorana”, shtoi drejtori i “Rivierës së Ulqinit”.