Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se e diela ishte një ditë historike për Malin e Zi.
“U mund një regjim prej tre dekadash, i cili simbolizonte ndarjet, që simbolizonin një shtet të robëruar, institucionet robër të krimit dhe korrupsionit dhe një shkatërrim ekonomik të ekonomisë sonë. Hapi i parë në rikuperim, me fitoren ndaj Gjukanoviqit, u hodh tashmë të dielën. Më shumë se 70 për qind e qytetarëve dolën, unë mora gati 60 për qind, ndaj fitorja ishte e madhe dhe bindëse. Megjithatë, sfidat janë të mëdha. Shpresoj që pas zgjedhjeve parlamentare, me qeverinë e re dhe mua në postin e presidentit, gjërat të shkojnë më mirë”, tha ai.
I pyetur se a do të tërhiqet tani vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, Millatoviq tha se është e qartë.
“Nuk është realiste të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë”, tha Milatoviq dhe shtoi: “Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. do të ishte domethënëse për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”.
Millatoviq tha gjithashtu se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe se për këtë vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel.