Millë: SHTYLLA E THYER ELEKTRIKE RREZIK PËR BANORËT DHE FËMIJËT

Mille MideBanorët e fshatit Millë në Anë të Malit kanë thënë që akoma po vuajnë pasojat e motit shumë të ftohtë i cili në fillim të këtij muaji ka mbizotëruar në këtë regjion.

Siç thanë, një shtyllë e instalimit elektrik, e cila është e thyer, gjendet pranë rrugës dhe rrezikon jetën e fëmijëve dhe banorëve të cilët kalojnë aty pranë për çdo ditë.

“E mbajnë vetëm telat, por edhe ato mund të këputen dhe shtylla të bjerë” , thanë banorët vendas duke theksuar që i janë drejtuar Elektroshpërndarësit në Ulqin, por aksionet konkrete munguan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi