Millosheviq: PDS DO TË PËRMIRSOJ REZULTATIN NË ULQIN

Tarzan Milosevic, Tarzan MillosheviqDrejtori politik i Partisë demokratike të socialistëve Tarzan Millosheviq ka deklaruar se është i sigurt që kjo parti do të përmirësoj rezultatin në zgjedhjet e ardhshme dhe që do të jetë pjesë e pushtetit lokal.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2010 PDS ka fituar tetë mandate në Parlamentin komunal.

“Mendoj që ky do të ishte mesazhi i qytetarëve të Ulqinit, të cilëve ju intereson që PDS të jetë fuqi bartëse në këtë komunë”, tha Millosheviq për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, PDS mundet më shpejt dhe në mënyrë më cilësore të realizoj shumë projekte të cilët janë në interesin e qytetarëve të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi