Drejtori politik i Partisë demokratike të socialistëve Tarzan Millosheviq ka thënë që qendra e kësaj parti nuk ka marr asnjë lloj iniciative për ndryshime në Ulqin ku një pjesë e anëtarëve të Këshillit komunal të pakënaqur me drejtimin e partisë i dërguan letër liderit të PDS-së Millo Gjukanoviq.
“Ne çmojmë dhe vlerësojmë mendimet personale të anëtarëve tanë. Kur ta fitojë iniciativën e paralajmëruar, kryesia e partisë tonë do të marr vendim ndaj saj në bazë të akteve të veta. Por gjithsesi duke analizuar qëndrimet e mëparshme të Këshillit ekzekutiv dhe komunal në Ulqin për këtë çështje”, tha Millosheviq për “Vijesti”.
Një pjesë e anëtarëve të PDS-së në Ulqin ka akuzuar udhëheqësinë lokale të kësaj parti që ka privatizuar partinë dhe funksionet.