Komisioni statutor i Partisë demokratike të socialistëve është njoftuar të mërkurën me kërkesën e një pjese të anëtarëve të këshillit të kësaj parti në Ulqin që të anulohen rezultatet e zgjedhjeve për përbërjen e re të këtij trupi.
Siç tha për Portalin Ul-info drejtori politik i PDS-së Tarzan Millosheviq, vendimi i Komisionit statutor do të bihet të hënën.
Ai tha se pret që të martën ose të mërkurën të mbahet mbledhja e Këshillit komunal në të cilën do të votohet për kryetarin e PDS-së së Ulqinit.