Ministri Bogdanoviq: POTENCIALI MË I MADH KULTUROR ËSHTË NË KALA

Aleksandar BogdanovicMinistri i Kulturës i Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq deklaroi se Ulqini është qytet me potenciale të jashtëzakonshme, si sa i përket turizmit, ashtu edhe në planin e kulturës.

“Më herët filluam hulumtimet e lokalitetit arkeologjik të Shasit, i cili nuk është vetëm vlerë me karakter lokal, por edhe me rëndësi nacionale. Duke e ditur lidhshmërinë e popullsisë lokale me atë objekt, filluam projektin e rikonstruktimit të ish kinemasë, i cili kur të përfundojë do të jetë ndoshta hapësira më e mira multimediale në qytet”, tha ai për mediat malazeze.

Mirëpo, ai shtoi se potenciali më i madh është Kalaja – duke filluar nga historia e saj interesante, ndonjëherë edhe e bujshme, deri tek valorizimi i mikrolokacioneve me dedikim kulturor dhe krijues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi