Ministri Boshkoviq: PRIORITET NDËRTIMI I FOSHNJORES NË ULQIN

Predrag BoskovicMinistri i ri i arsimit Predrag Boshkoviq ka thënë se prioriteti i parë i këtij resori qeveritar do të jetë krijimi i infrastrukturës më të mirë në institucionet parashkollore.

Ai theksoi se planifikohet ndërtimi i shtatë objekteve të institucioneve parashkollore, ndër të cilët edhe në Ulqin. Ky objekt duhet të ndërtohet në Fushë të Ulqinit me mjetet e Bankës zhvillimore evropiane.

“Ndërtimi i objekteve të rinj të institucioneve parashkollore do të kontribuojë në realizimin e njërit prej qëllimeve kryesore të përmirësimit të sistemit arsimor në Mal të Zi, e kjo është rritja e përfshirjes së fëmijëve të moshës nga tre deri në gjashtë vjeç me arsim të ri apo parashkollor”, tha ministri Boshkoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi