Ministri Brajoviq: INICIATIVA PËR VENDKALIMIN NË DET E MIRË, POR…

Ivan BrajovicMinistri i komunikacionit dhe i detarisë të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka deklaruar që e ka pranuar iniciativën e komunës së Ulqinit që në atë qytet të hapet vendkalimi kufitar në det.

“Ne në Qeveri do ta shqyrtojmë seriozisht këtë iniciativë”, tha ai duke shtuar që është vështirë të pritet që ajo të realizohet këtë sezon.

Në komunë të Ulqinit vlerësojnë që kjo pikë kufitare mund të jetë të paktën me karakter sezonal, gjegjësisht të jetë e hapur prej me 1 maj deri më 31 dhjetor, siç është rasti në Budvë.

Disa pronarë të anijeve në Ulqin kanë deklaruar që janë të interesuar që gjatë verës të mbajnë linjën prej Ulqinit deri në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi