Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë Arben Xhurreta, vizituan të hënën Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë rast u njoftuan nga afër me punën dhe aktivitet e KNSH.
Kryetari i KNSH, Faik Nika, e njoftoi ministrin Gjeka me problematikat me të cilat përballet KNSH në veprimtarinë e vet dhe njëkohësisht me planet e veprimtarisë së mëtejme.
Ministri Gjeka, mes tjerash duke vlerësuar punën e deritashme të KNSH theksoi nevojën për hapjen e zyrës së KNSH edhe në Komunën e Tivarit, në mënyrë që përmes aktiviteteve të sajë për komunitetin shqiptar, të kontribuojë në parandalimin e asimililit të mëtejm të pjesëtarëve shqiptar në këtë komunë.
Ata gjithashtu vizituan edhe bibliotekën shqip me ç’rast biseduan me drejtoreshën Arlinda Osmani, për aktivitetet e realizuara në promovimin e vlerave kulturore dhe krijuese.
Ministri Fatmir Gjeka duke vlerësuar punën e bibliotekës theksoi nevojën e punësimit të së paku edhe 2 personave të tjerë në këtë institucion kaq të rëndësishëm dhe të nevojshëm jo vetëm banorët vendas por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë Komunën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi