Ministri Gvozdenoviq vizitoi Ulqinin: PO E KTHEJMË KËTË QYTET NË HARTËN TURISTIKE TË EVROPËS

“Po shkojmë në drejtimin e duhur dhe me investimet e ardhshme Ulqinin e kthejmë aty ku e ka vendin, në hartën turistike të Malit të Zi”, tha ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm në Qeverinë malazeze, Branimir Gvozdenoviq. Ai të enjten vizitoi këtë komunë dhe foli me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun, drejtorin gjeneral të NHT “Riviera e Ulqinit” Mikan Zec, derisa në hotelin “Otrant” u takua me sipërmarrësit e Ulqinit, e pastaj dhe me kryetarët e klubeve të këshilltarëve në Parlamentin lokal.

Sipas fjalëve të Cungut, qëllimi kryesor i takimit në komunë ishte shpejtimi i ndërtimit të hoteleve të kategorisë së lartë, e të cilët janë privatizuar më herët. Gvozdenoviq po ashtu tha që Qeveria do të bëj çmos që aktivitetet në ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje në Ulqin të fitojnë dinamikë shtesë.

Ai ka shprehur kënaqësi me “sezonin inkurajues turistik në Ulqin, si dhe në të gjithë vendin”.

Vëmendja e veçantë është kushtuar zgjidhjeve të dhëna në Propozimin e Planit-hapësinorë urbanistik të Ulqinit, e cili në fillim të muajit të ardhshëm duhet të dal në shqyrtim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi