Ministri i arsimit në Ulqin: VITIN E ARDHSHËM FILLON NDËRTIMI I SHKOLLËS SË RE

„Vitin e ardhsëm duhet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të shkollës së re në Ulqin“, ka paralajmëruar të hënën ministri i arsimit dhe sportit Slavoljub Stijepoviq.

Ai mbas bisedës me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun ka thënë që në vitin 2014 do të hapet tenderi për atë projekt, dhe që së shpejti do të nisen punimet në sanimin e pullazit të Shkollës fillore „Marshall Tito“ me vlerë prej rreth 200 mijë euro.

Stjepoviq ka cek që në Qeverinë e Malit të Zi dëshirojnë që sa më parë të filloj ndërtimi i shkollës në Sukubinë.

„Në bazë të marrëveshjes qeverisja lokale në Ulqin do të marr pjesë në realizimin e këtyre projekteve“, shtoi Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi