Ministri malazez i financave Radoje Zhugiq ka deklaruar sot në Kuvendin e Malit të Zi që në Ulqini gjatë sezonit turistik pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar ishte më e mirë për 80 për qind në krahasim me një vit më herët. „Këtu është dhe përgjigja si të mbahet stabiliteti i financimit të vetëqeverisjeve lokale“, tha ai.
Zhugiq duke cituar fjalët e kryetarit të Partisë socialiste popullore Srgjan Milliq që nga taksa turistike në Ulqin këtë verë është mbledhur 180 mijë euro, edhe pse gjatë ditës kishte dhe një qind mijë mysafirë, tha që kjo duhej të arrihej „për 1,8 ditë“.
„Burim tjetër i rëndësishëm i tatimit për një komunë është dhe tatimi në pronë, nga evidenca dhe përcaktimi deri tek vjelja e këtij tatimi“, tha ai dhe shtoi që duhet të punohet në disiplinimin më të madh fiskal të vetëqeverisjeve lokale.