Ministri i Brendshëm Filip Axhiq tha se forca shtesë policore do të vendosen gjatë sezonit turistik në bregdet.
Ai theksoi se në mbrëmje do të jetë njësia Speciale të Policisë në rrugë, si dhe do të ketë ndryshime të caktuara kadrovike.
“Duam të bëjmë të qartë se shteti është më i fortë se çdo klan dhe kriminel. Situata e sigurisë në vend është stabile, Mali i Zi mund të trajtohet si destinacion i sigurt”, shtoi Axhiq.