Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan, ministri i mjedisit dhe urbanizmit Idris Gulluce ka qëndruar të enjten në vizitë Ulqinit.
Gulluce ka biseduar me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe deputetët nga Ulqini në Parlamentin malazez dhe liderët e partive të koalicionit qeverisës.
Mysafiri i lartë nga Turqia ishte shumë i kënaqur me pranimin i cili i është organizuar duke theksuar që qeveria e tij stimulon investimet në këtë komunë. Ka propozuar që Ulqini të binjakëzohet me një komunë në Turqi, ku numër të konsiderueshëm të popullsisë e përbëjnë njerëzit me prejardhje shqiptare. Gulluce tha që administratës lokale do të ja jap kadastrën e Ulqinit nga periudha osmane.
Delegacioni turk, pjesë e të cilit ishte dhe ambasadori turk në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir, kanë vizituar Kalanë dhe Xhaminë e detarëve.
Përndryshe, Malin e Zi vitin e kaluar e kanë vizituar 18 mijë turistë apo rreth 40 për qind më shumë se një vit më parë.