Ministri për BE në Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe negociatori kryesor i këtij vendi me BE, Mevlud Cavushoglu, ka vizituar të hënën Ulqinin.
Ai foli me drejtuesit e komunës së Ulqinit në krye me kryetarin Fatmir Gjeka, ndërsa pastaj ka vizituar Plazhi i madh.
Ky bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan, ka thënë që në Ulqin erdhi pikërisht kërkesë të kryeministrit. Ai po ashtu paralajmëroi që shumë investitor nga Turqia do të investojnë në Ulqin.
Në fillim të majit Ulqinin e vizitoi ministri i urbanizmit të Turqisë Idris Gulluçe.