Ministri i punëve evropiane në Qeverinë e Malit të Zi Aleksandar Andrija Pejoviq ka paralajmëruar se zona e Kripores do të regjistrohet në rrjetin “Natura 2000”.
“Natura 2000” është rrjetë ekologjik i zonave të mbrojtura në Bashkimin evropian.
Sipas fjalëve të tija, Kriporja e Ulqinit është zonë unike jo vetëm në Europë por edhe në botë.
“Gjatë periudhës së kaluar janë iniciuar aktivitete të shumta për mbrojtjen e biodiversitetit në zonën e Kripores”, shtoi Pejoviq në intervistën e dhënë agjencisë MINA.