Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Pavlle Radulloviq tha se shteti po përparon mirë në fushën e turizmit.
„Pikë e dobët serioze e Malit të Zi është infrastruktura rrugore dhe para së gjithash ajo komunale, pra mbeturinat, mbeturinat, mbeturinat, ujërat e zeza, mbeturinat e ngurta komunale“, theksoi ai.
Shtoi se „nëse nuk e zgjidhim me sukses në periudhë shumë të shkurtë këtë problem mendoj se i tërë mundi të cilin e investuam do të ketë rëndësi më të vogël se sa do të mund ta kishte“.