Qeveria nuk do të zgjasë afatin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, njoftoi ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavlle Radulloviq.
Ai është i sigurt në projektin e legalizimit edhe pse numri i kërkesave për legalizim është më i ulët nga pritshmëritë e qeverisë.
Qytetarët janë të obliguar që deri me 15 korrik të lajmërojnë në institucionet kompetente nëse kanë ndërtuar ose rindërtuar patundshmërinë e vet pa leje.
“Procesi i legalizimit nuk do të shtyhet për arsye të thjeshtë, sepse kemi lënë mjaftueshëm kohë dhe në mënyrë shumë cilësore e komunikuam këtë çështje”, tha Radulloviq.