Ministria e bujqësisë: I NEVOJSHËM TRAJTIMI KUNDËR MIZËS SË ULLIRIT

UlliriDrejtoria për sigurinë e ushqimit, punët veterinare dhe fitosanitare pranë Ministrisë së bujqësisë njofton prodhuesit e ullinjve se për shkak të pranisë së rritur të mizës së ullirit është e nevojshme që sa më parë të bëhet trajtimi i ullirit.

Me kontrollin e kurtheve të vendosure është vërtetuar prania e mizës së ullirit në të gjithë lokalitetet prodhuese. Prania e madhe e tyre në këtë periudhë tregon që dëmet nga miza e ullirit këtë vit mund të jetë jashtëzakonisht të larta. Kësaj i kontribuojnë edhe kushtet klimatike të cilat janë të përshtatshme për zhvillimin  mizës.

Po ashtu, nga ministria rikujtojnë prodhuesit se mjetet për mbrojtje duhet përdorur në pajtim me rregullat e praktikës së mirë bujqësore për mbrojtjen e bimëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…