Ministria e bujqësisë ka deklaruar që ka vendosur të nënshkruaj kontratën për qiramarrje me firmën “Paka Europe” pronar i së cilës është Pajazit Ahmetoviq, për marrjen me qira të fushës së Shasit.
Siç thuhet, ai ka ofruar çmimin prej madje 1500 euro për hektarë, gjegjësisht dhjetë herë më shumë se oferta i dytë me radhë të cilën e dorëzoi Besnik Gjonaj.
Detyrim i qiramarrësit është që 30 ditë mbas nënshkrimit të kontratës të paguaj qiranë.
Në Komisionin e tenderit mendojnë që oferta shumë e lartë për fushën e Shasit është e motivuar me dëshirën që në atë hapësirë të organizohet prodhimi i perimeve në hapësirë të mbyllur në serra prej najlonit dhe xhamit.