Përfaqësuesit e Drejtorisë për peshkim pranë Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural do të prezantojnë të mërkurën, me 7 mars, masat përkrahëse për sektorin e peshkimit përmes Agrobuxhetit për vitin 2018 peshkatarëve të Ulqinit.
Prezantimi do të mbahet në Sallën e madhe të Komunës me fillim në ora 14.
Peshkatarëve dhe palëve të interesuara do t’i prezantohen masat përkrahëse të Agrobuxhetit, mënyra dhe dinamika e realizimit të tre, e në veçanti theksi do të jetë në masat dhe procedurat e reja të cilat duhet të plotësohen me qëllim të realizimit të të drejtës në përkrahje.