Pas konsultimeve me Ndërmarrjen Publike Parqet Nacionale të Malit të Zi, Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit vendosi që kontrata për qiramarrjen e pronës, në mes të kësaj ndërmarrje dhe shoqërisë ekonomike AD Kriporja “Bajo Sekuliq”, të shtyhet për gjysmë viti, njoftohet nga ky resor qeveritar.
“Kështu kemi siguruar masat kyçe të cilat mundësojnë funksionimin bazë të tërë sistemit në Park. Masat përfshijnë mirëmbajtjen e infrastrukturës (restaurimin e pendëve dhe digave të dheut), mirëmbajtja e regjimit ujor, përcjellja e numrit të zogjve dhe kontrolli i gjuetisë në territorin e zonës së mbrojtur, e të cilat janë definuar në Planin e veprimit për plotësimin e masave të fundit në Kapitullin 27”, thanë ato.
Nga Ministria e Ekologjisë kanë thënë se me qëllimin e përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit të kësaj të mire të mbrojtur natyrore, në bashkëpunim me Shoqatën për Bashkëpunim Ndërkombëtarë – GIZ, dhe me ndërmjetësimin e Ambasadës së Gjermanisë, përmes programit Eksperti i Integruar (CIM – IF), u angazhua eksperti Goran Gugiq, i cili punoi nga 1 dhjetori i vitit 2021 në gjetjen e zgjidhjes optimale për administrimin e Parkut të Natyrës Kriporja e Ulqinit.