Ministria e Financave: KOMUNA PA KOMPENSIM PËR TË MIRAT DETARE

EuroShqyrtimi publik për Draftin e Ligjit për Financim e vetëqeverisjeve vendore filloi dje dhe do të zgjasë deri me 4 tetor, njoftoi Ministria e Financave.

Me këtë akt është paraparë që komunave bregdetare t’i transferohen 12 për qind nga tatimi në paga, 80 për qind nga të ardhurat nga tatimi në shitjen e patundshmërive të realizuara në territorin e saj dhe 70 për qind nga kompensimet për koncesione dhe kompensimet të tjera.

Ndryshimi më i madh është propozimi që këtyre komunave mos t’ju transferohet më gjysma e kompensimit për shfrytëzimin e të mirave detare, i cili në tërësi do t’i takojë Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare.

Komuna e Ulqinit, mbi këtë bazë, vitin e kaluar përfitoi mbi 700 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi