Në fillim të këtij muaji, Drejtoria e Punëve Publike ka transferuar pak më shumë se një milion euro (1.008.010) në një llogari të veçantë në Ministrinë e Financave, mëson Portali Ul-info.
Ato para do të përdoren për ekspropriimin e pronës nga ndërtesa e Postës deri te Ndërmarrja Komunale.
Në këtë mënyrë do të mundësohet fillimi i punimeve për lidhjen e bulevardit, me çka do të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura e komunikacionit në komunën e Ulqinit.