Ministria e financave: TË ARDHURAT NË ULQIN VJET MË TË ULËTA SE 60 PËR QIND

euro-coins-and-banknotesTë ardhurat e komunës së Ulqinit janë realizuar vitin e kaluar 57,84 për qind (5,01 nga të planifikuarat 8,67 milion euro), që është realizimi më i ulët në vend, njoftohet nga Ministria e financave.

Sipas këtyre të dhënave, investimet kapitale të vetëqeverisjes lokale në vitin 2013 ishin vetëm 580 mijë euro.

Në datën 31 dhjetor komuna kishte borxh kreditor 2,75 milion euro (1,95 milion borxhi i brendshëm, ndërsa 800 mijë borxhi i jashtëm).

Gjithsej detyrimet e pashlyera të komunës së Ulqinit ditën e fundit të vitit të kaluar ishin 6,6 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi