Ministria e Kulturës do të përkrahë financiarisht realizimin e disa projekteve të rëndësishme në territorin e Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Kështu, për shembull, me 50.000 euro do të financohet Hartimi i Projektit Konservues dhe realizimi i masave preventive zbatuese në kishën e Shën Mërisë në Shas, gjersa me 10.000 euro më pak do të përkrahen hulumtimet konservuese dhe hartimi i projektit konservues si dhe zbatimi i masave konservuese të Urës së Vjetër në Kllezën.
Për blerjen e vitrinave për eksponatet e përhershme arkeologjike në Muzeun e qytetit do të ndahen diç më shumë se 10.000 euro, ndërsa dy herë më shumë për modernizimin teknologjik të kompleksit të Muzeut, gjegjësisht vendosjen e kamerave me altoparlantë dhe ndiçim.