Ministria e kulturës: FONDE TË HUAJA PËR KALA DHE SHAS

Kalaja, Stari gradMinistria e kulturës të Malit të Zi ka njoftuar se ka përfunduar projekti i revalorizimit të pasurive kulturore në vend, me të cilin për herë të parë, çdo e mirë kulturore është përpunuar nga aspekti profesional.

Nga ky institucion theksojnë se në periudhën e ardhshme tek fondet ndërkombëtare do të aplikohet për implementimin e projekteve ndër të cilët janë dhe kompleksi urban Kalaja e Ulqinit dhe lokaliteti arkeologjik i Shasit.

Kjo, siç theksohet, sidomos ka të bëj me skuadrën menaxhuese të tërësive kulturore-historike. “Duke ndjekur analogjinë e praktikave të menaxhimit me këto lloj pasurish natyrore në botë gjatë dekadave të fundit, gati se nuk ekziston lokalitet i rëndësishëm i cili nuk ka trup menaxhues dhe menaxher përgjegjës”, tha për “Pobjeda” drejtoresha gjenerale e Drejtorisë për trashëgimi kulturore mr Lidija Lesar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi