Ministria e kulturës: MEVLUDI ËSHTË TRASHËGIMI JOMATERIALE E MALIT TË ZI

mevludNga Ministria e kulturës së Malit të Zi kanë njoftuar se në listën e re të të mirave jomateriale do të vendoset edhe zakoni i festimit të Mevludit.

Në krahinat tona festimi i lindjes së profetit të fundit të Zotit Muhamedit, paqja qoftë mbi të, është traditë e rrënjosur tek muslimanët e këtushëm, derisa poemat me titull të njëjtë „Mevlud“ të hafiz Ali Riza Ulqinakut dhe hafiz Salih Gasheviq, dëshmojnë për kuptimin dhe praktikimin e mrekullueshëm të fesë.

„Trashëgimia jomateriale është pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë, e cila jep ndjesinë e identitetit dhe kontinuitetit, si dhe nxitë respektimin e diversitetit dhe kreativitetit kulturor“, thonë nga Ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi