Ministria e kulturës të Malit të Zi ka ndarë 12 mijë euro për punimin e projektit konservues për trashëgimin kulturore “Shtëpia e Pashës”. Shtohet që në bazë të kësaj pastaj do të kryhen masat konservuese.
Realizuesi i projektit është Ndërmarrja publike “Qendra kulturore” në Ulqin.
Shtëpia e pashës është ndërtuar rreth vitit 1742. Një vit më herët, sulltan Mahmudi I, i dha urdhër pashës së Shkodrës Jusuf Çaushollit që “ta kaloj rezidencën e vet në Ulqin dhe që të qëndroj atje me suitën e vet derisa të arrihen qëllimet e dëshiruara”, gjegjësisht të ndalohet kusaria e Ulqinakëve.








