Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Malit të Zi filluan sot të vizitojnë shkollat e mesme në Mal të Zi me qëllim afrimin e profesionit të ushtarit për popullatën e re e cila është në fazën e përzgjedhjes së profesionit të ardhshëm.
Theksi i veçantë do të jetë në mundësinë e shkollimit në akademitë ushtarake jashtë vendit. Do të flitet edhe për Kampin Veror Ushtarak, në të cilin mund të lajmërohen pikërisht nxënësit e klasave përfundimtare.
Siç thuhet, është planifikuar edhe vizita e shkollës së mesme në Ulqin.