Lajmërojmë të gjithë kandidatët të cilët konkurruan për tu regjistruar në vitin e I-rë të studimeve nëpër Universitetet e Republikës së Shqipërisë për vitin akademik 2013/14 dhe nuk arritën të regjistrohen në afatin e parë të regjistrimit, që të kontaktojnë Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Qeverisë së Malit të Zi në mënyre që të konkurrojnë për rialokimin e kuotave, për afatin e dytë të regjistrimit.
Kandidatët mund të paraqiten me datën 8 deri me datën 11 tetor prej orës 10,00 deri në orën 14,00 në numrat e telefonit 020 482 324, 020 482 325, thuhet në lajmërimin e Shërbimit informativ të Ministrisë së pakicave.