Zona e Malit të Zi nga e shtuna deri në fund të dhjetorit do të jetë nën ndikimin e cikloneve të cilët do të shkaktojnë mot të paqëndrueshëm, njoftohet nga Drejtoria për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MBP).
Në pajtim me informatën e Entit për Hidrometeorologji dhe Seizmologji, sasi të mëdha shiu priten edhe në bregdet, veçanërisht të martën dhe të mërkurën.
Prandaj nga Drejtoria apelojnë tek qytetarët dhe tek subjektet tjerë të shoqërisë që të gjitha aktivitetet e veta t’i përshtatin me situatën e paralajmëruar meteorologjike, si dhe që të gjithë subjektet në sistemet e mbrojtjes dhe të shpëtimit të rrisin nivelin e gatishmërisë operative për reagimin në këto situata.