Në Ulqin nevojiten më shumë skuadra të ndihmës së shpejtë, sepse kur ato intervenojnë në vendbanimet përreth qyteti mbetet pa skuadër edhe nga dy orë, është konkluduar në mbledhjen të cilën ministri i shëndetësisë e kishte me menaxhmentin e Shtëpisë së shëndetit në Ulqin.
Thuhet po ashtu se nevojitet përmirësimi i kapaciteteve teknologjike në zonën e Anës së Malit.
“Shtëpia e shëndetit në Ulqin është e pajisur për nga ana teknologjike, kadrovike dhe hapësinore për ofrim cilësor të mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve dhe turistëve”, njoftohet nga Ministria e shëndetit.