Që të parandalojmë incidentet, siç ishin ngordhja e peshkut në Qehotinë ose Lim, përveç rritjes së vetëdijes së qytetarëve janë të nevojshme edhe dënimet më të mëdha për rastet e eko krimit, mendon negociatori për Kapitullin 27 me BE-në dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Sasha Radulloviq.
Ai për Radion e Malit të Zi tha se Qeveria mbrojti zonën e Kripores së Ulqinit, si dhe që në këtë proces ka ndihmën e Ambasadës së Gjermanisë në Mal të Zi.
“Sfida e radhës është – zona është e mbrojtur dhe padyshim që do të jetë në këtë regjim në mënyrë të vazhdueshme, por po ashtu një nga problemet me këtë nivel të mbrojtjes është gjenerimi i humbjeve. Të jemi të qartë, që të jetë ky një vend i bukur dimëror për shpendët dhe vend ushqyes cilësor, Kriporja duhet të punojë, sepse vetëm gjersa Kriporja punon, aty ekziston numër i mjaftueshëm i organizmave që paraqesin ushqim për shpendët. Për fat të keq, puna e till është joprofitabile dhe gjeneron humbje serioze vjetore dhe besoj që, fillimisht me partnerët gjerman, e pastaj me partnerët e tjerë të BE-së, do të arrijmë të gjejmë modelin i cili në vete përbënë mjete jo të vogla nga donatorët. Edhe obligimi i caktuar i shtetit të Malit të Zi është padiskutueshëm, por duhet që me forca të përbashkëta këtë zonë me vlerë të veçantë ta ruajmë për njerëzit e kontinentit në përgjithësi, e jo vetëm për njerëzit në Mal të Zi”, tha Radulloviq.