Ministria: Lidhet marrëveshja për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi

Në Podgoricë, sot me 10.06.2023 është bërë nënshkrimi i marrëveshjes për digjitalizimin e gjuhës shqipe në Malin e Zi, përmes softuerit Kulla e shqipes, për të gjithë banorët e Malit të Zi, zbatimi i së cilës do të fillojë brenda 10 ditësh.

Bartëse e këtij projekti do të jetë Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në bashkëpunim me kompaninë Albasoft që është përgjegjëse për zbatimin e projektit.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte Ministri Fatmir Gjeka me Sekretarin shtetror z.Astrit Hoxhen dhe me Drejtorin e pergjitheshëm  për të drejtat e Popujve Pakic z.Arben Xhurreta dhe përfaqësuesit të kompanisë Albasoft, përgjegjëse për realizimin e këtij projekti.

Pjesë e këtij digjitalizimi janë:

– Fjalori i madh drejtshkrimor i gjuhës shqipe në formatin digjital, me mbi 300 mijë faqe A4, me mbi 8.000.000 forma morfologjike;

– Fjalori i madh shpjegues i gjuhës shqipe me mbi 80.000 fjalë dhe shprehje;

– Fjalori sinonimik dhe antonimik;

– Softueri për korrigjimin e gabimeve drejtshkrimore në MS Word;

– Softueri për korrigjimin e gabimeve sintaksore;

– Softueri për mësimin e gjuhës shqipe etj.

Përmes këtij projekti, partitë politike shqiptare në Qeverinë e Malit të Zi dëshmojnë se nuk janë vetëm vëzhguese, por kontribuuese mbi baza shkencore, duke përdorur teknologjinë softuerike në përmirësimin e gjuhës shqipe dhe mbrojtjen e identiteti të shqiptarëve, si një program politik i mirëfilltë.

Për gjuhën shqipe në Mal të Zi deri më tani nuk ka pasur Fjalor të madh shpjegues apo drejtshkrimor, nuk ka pasur softuer për sinonime dhe antonime në MS Office, nuk ka pasur korrigjues sintaksor. Në administratën shtetërore kanë munguar këta softuerë, por, nga sot do të jetë ndryshe, nga sot edhe procesi i mësimdhënies në gjuhën shqipe do të jetë më i suksesshëm, me futjen në përdorim të Kullës së shqipes.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë të gjithë banorët e Malit të Zi, duke përdorur falas softuerin Kulla e shqipes brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu do të përdoret edhe nga punëtorët e institucioneve të Malit të Zi, qeveritare dhe joqeveritare, punëtor në ndërmarrjet private dhe publike të Malit të Zi, si dhe të gjithë ata që kanë shtetësinë e Malit të Zi.

– Disa nga avantazhet kryesore të zbatimit të këtij projekti, përveç përmbushjes së detyrimeve nga Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Minoriteteve, janë si më poshtë:

– Një vend shumëgjuhësh ofron një mundësi unike për të ruajtur kulturat dhe traditat e ndryshme;

– Shumëgjuhësia është një avantazh për ekonominë e vendit tonë, sepse tërheqë kompani ndërkombëtare dhe turistë që flasin gjuhë të ndryshme;

– Përmirësimi i komunikimit me vendet e tjera përreth do të ndihmojë marrëdhëniet ndërkombëtare, tregtinë dhe diplomacinë;

– Gjithashtu, zbatimi i projektit do të zvogëlojë barrierat e komunikimit, sfidat në arsim dhe pengon asimilimin kulturor.

 

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave falënderoi kryeministrin Dritan Abazoviq për mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm për shqiptarët në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi