Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit ka ndaluar procesin e dhënies së lejes së ndërtimit për ndërtimin e hotelit “Jadran” kompanisë “Star of Montenegro”, ku një ndër themeluesit është Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare.
Siç theksohet në arsyetim, procesi ndalohet për shkak të “mospagesën e kompensimit për ndërtimin e ujësjellësit regjional”, që është një nga parakushtet për fitimin e dritës së gjelbër për fillimin e ndërtimit.
Me shikimin e evidencës së Regjistrit qendror të Gjykatës ekonomike, kompaninë “Star of montenegro” e ka themeluar Ndërmarrjen publike “Të mirat detare” e cila ka pesë për qind të kapitalit, derisa pjesa tjetër e kapitalit i takon shoqërisë “Montenegro 2000 Consulting development company” Sh.p.k. nga Ulqini, themelues i së cilës është Branisllav Durutoviq.
Këtë verë me kontratë në mes kësaj kompani dhe të Mirave detare është paralajmëruar që ndërtimi i këtij hotel do të filloj me 1 nëntor të vitit 2013.
Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit funksionalisht është epror i të Mirave detare.