Me aksionin e përbashkët të inspektorëve të Inspektoratit Urbanistik – Ndërtimor dhe inspektorëve të Drejtorisë për Punë Inspektuese, me asistencën e policisë, të dielën, me 8 dhjetor, u parandalua kryerja ilegale e punëve ndërtimore në dy lokalitete në Ulqin, njoftohet nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.
Siç thuhet, bëhet fjalë për ndërtimin shtesë të objektit ekzistues turistik – hotelerik në rrugën Ivan Millutinoviq në vendbanimin Pinjesh 2, si dhe ndërtimin e objektit ilegal në zonën e Ullishtës – Bashbylyk.
Shtohet se ndërtimi pa dokumente të përcaktuara me ligj dhe pa lajmërim të ndërtimit është vepër penale, për të cilën dënimi i paraparë është prej gjashtë muaj deri në pesë vite.