Në vetëqeverisjet vendore në Mal të Zi u dorëzuan 5.856 kërkesa për legalizimin e objekteve ilegale, njoftohet nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.
Siç thanë nga ky resor, në Ulqin qytetarët dorëzuan 362 kërkesa.
Nga Ministria kanë apeluar tek qytetarët që të fillojnë procesin e legalizimit dhe të dorëzojnë lajmërimin në afatin e paraparë, jo më vonë se me 15 korrik.
Ato rikujtuan që, sipas Ligjit për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve, pronarët e objekteve ilegale të cilët janë evidentuar në orto – foto incizimet, e për të cilët nuk është dorëzuar kërkesa për legalizim, janë të detyruar të paguajnë kompensimin për përdorimin e hapësirës.