Ministria: NË ULQIN MBI 4.750 OBJEKTE ILEGALE

Gradjevinske dozvole, Leje ndertimi, plani, ArhitekturaTë dhënat nga evidencat kadastrale tregojnë se në Mal të Zi janë 44.178 objekte pa leje ndërtimi, gjersa lejen e përdorimit nuk e kanë 1.079 objekte. Sipas të dhënave nga raporti mbi gjendjen e rregullimit të hapësirës nga viti 2019, tejkalimi i lejes së ndërtimit është regjistruar tek 2.835 objekte, shkruan “Dan”.

Të dhënat të cilat i publikoi Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit tregojnë se më së shumti objekte pa leje ndërtimi ka në Podgoricë, 17.142.

Pastaj vijon Ulqini me 4.754 objekte pa leje, dy pa leje përdorimi dhe 69 objekte ku u tejkalua leja e ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi