Për arsye të tejkalimit të afatit ligjor për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka ndërprerë pagesën e mjeteve Këshillit nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, është lajmëruar nga qeveria e Malit të Zi.
Në Kuvendin zgjedhor të KNSH-së duhet të jenë 114 persona, por akoma nuk është e sigurt kur do të mbahet. Në te duhet të zgjidhen 14 përfaqësues, të cilët së bashku me të njëjtin numër të liderëve të partive, përfaqësuesve politik të Shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe me ato që mbajnë funksione në vetëqeverisje lokale do të zgjedhin kryetarin e Këshillit të këtij komuniteti nacional në mandat katërvjeçar.
Që udhëheqësia e ardhshme e këshillit do të përballet me probleme të mëdha financiare në punën e vet vërteton dhe fakti që KNSH-së në konkursin pranveror të Fondit për pakica nuk i kaluan dy projekte të propozuara.