Sipas të dhënave të Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave, në institucionet e arsimit në Mal të Zi punojnë 409 Shqiptarë apo rreth pesë për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.
Sipas përqindjes më pak Shqiptarë (4,5 për qind, gjegjësisht 229 persona) punojnë në institucionet e shëndetësisë në vend.
Ministri Suad Numanoviq tha që përqindjet e përfaqësimit të pakicave në organet dhe institucionet shtetërore është i pakënaqshëm, si dhe që ky resor ka formuar grupin punues i cili do të punojë në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave.