Me rastin e sulmit në hapësirat e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve në Ulqin, Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka vlerësuar se shkulja e flamurit shqiptar dhe prishja e mbajtësit të tij është arsye për brengosje, sidomos për arsye se ky incident tashmë ndodhi vitin e kaluar.
Siç theksohet, sjellje e papërshtatshme e individëve nuk duhet të prish harmoninë multietnike dhe multikonfesionale.
Ministria ftoi institucionet kompetente që, në pajtim me kompetencat e tyre, të gjejnë bërësit e këtij incidenti dhe t’i procedojnë.