Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit kanë njoftuar se peshkatarët në Ulqin kishin dyshime kur u nis projekti i ndërtimit të portit të peshkatarëve në hyrjen e Plazhit të Madh.
“Mirëpo, tani situata ka ndryshuar. Kemi arritur të bindim peshkatarët dhe komunitetin lokal për qëllimet tona”, thanë nga ky resor.
Për më tepër, u gjet zgjidhja që ai të jetë një port shumëfunksional, ku përveç peshkatarëve, do të kenë vend edhe komuniteti lokal. Ky ishte edhe rekomandimi i Bankës Botërore.