Ministria: Shpallet diskutimi publik për Draftin e Ligjit për Organizatat Joqeveritare

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare shpall për diskutim publik Draftin e Ligjit për Organizatat Joqeveritare.

Qëllimi i përgjithshëm i miratimit të këtij ligji është përmirësimi i ambientit për veprimtarinë e organizatave joqeveritare, përmes forcimit të sigurisë juridike, menaxhimit më efikas të fondeve publike, digjitalizimit të procedurave kyçe dhe harmonizimit me standardet ndërkombëtare.

Qëllimet specifike të miratimit të ligjit janë:

  • Reforma e kuadrit normativ për financimin e organizatave joqeveritare: transferimi i procedurave operative të ndarjes së fondeve në një akt nënligjor, me qëllim rritjen e kapaciteteve administrative, fleksibilitetit dhe harmonizimin me praktikat e BE-së;
  • Krijimi i një sistemi efikas dhe të përgjegjshëm për ndarjen e fondeve: përfshirja e afateve të detyrueshme për marrjen e vendimeve, kritereve të qarta, monitorimit të rregullt dhe vlerësimit të rezultateve;
  • Zgjerimi i mundësive për bashkëfinancim: mbështetje edhe për projektet e financuara nga burime të tjera ndërkombëtare, përveç fondevetë BE-së;
  • Digjitalizimi i procesit të regjistrimit dhe krijimi i Regjistrit Elektronik: krijimi i sistemit elektronik për regjistrimin e OJQ-ve dhe regjistrit digjital publik, me të dhëna të sakta për veprimtarinë kryesore të organizatave;
  • Harmonizimi me standardet e Manival-it dhe BE-së, si dhe me rekomandimet e FAFT-it lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Zbatimii mekanizmave të kontrollit, transparencës së të ardhurave dhe mbikëqyrjes mbi përdorimin e fondeve publike përmes raportimit financiar;
  • Forcimi i partneritetit institucional ndërmjet shtetit dhe organizatave joqeveritare: themelimi i këshillit të ri për bashkëpunim ndërmjet administratës shtetërore dhe organizatave joqeveritare, hartimii njëstrategjie dhe rregulloreje për përdorimin e pronës shtetërore nga organizatat joqeveritare;
  • Përcaktimi i detyrimit të organizatave joqeveritare që gjatë regjistrimit të deklarojnë veprimtarinë e tyre kryesore;
  • Digjitalizimi i procedurës së regjistrimit;
  • Rregullimi i çështjeve statusore – ndarja, bashkimi, përvetësimi;
  • Rregullimi i procedurës së fshirjes nga Regjistri dhe menaxhimi i pasurisë në rast të ndërprerjes së veprimtarisë;
  • Nxitja e vetëdijes për veprimtari të ligjshme dhe të përgjegjshme, përmes zbatimit të mekanizmave të mbikëqyrjes së brendshme,;
  • Vendosjae mbikëqyrjes mbi paraqitjen e të dhënave në regjistër;
  • Rregullimi i mbikëqyrjes inspektuese dhe financiare;
  • Përmirësimi i dispozitës që rregullon mbrojtjen ligjore të emrit të organizatës;
  • Përcaktimi i bazës ligjore për ndërveprimin me evidencat dhe bazat përkatëse zyrtare të të dhënave, për qëllimet e zbatimit të këtij Ligji;
  • Në procedurën e regjistrimit të organizatës joqeveritare në regjistrin përkatës, Ministria verifikon në evidencat zyrtare të dhënat mbi themeluesit dhe personat e autorizuar për përfaqësim dhe prezantim.

 

Duke marrë parasysh sa më sipër, e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme që Draft-Ligji t’u prezantohet të gjitha grupeve të interesit, në mënyrë që të marrim mendime, komente dhe sugjerime konstruktive.

Prandaj, i ftojmë të gjithë të interesuarit që të paraqesin vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre, në mënyrën e përcaktuar me Thirrjen Publike, si dhe të marrin pjesë në tryezat e rrumbullakëta që do të organizohen në BijelloPolje, në Tivar, si dhe në Podgoricë.

Të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me Thirrjen Publike, e cila është e hapur deri më datën 02.09.2025, gjenden faqen zyrtare te Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi