Sekretari shtetëror në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Predrag Jellushiq ka thënë se ndër investitorët ekziston interesimi i madh për Ulqinin.
Ai për “Pobjeda” deklaroi se pret privatizim cilësor për NHT “Riviera e Ulqinit”.
“Veçanërisht për investitorët është interesante Ada e Bunës, si dhe turoperatorëve botëror. Bëhet fjalë për turoperatorë të cilët kanë avio-flotë të konsiderueshme”, tha Jellushiq duke theksuar se “Qeveria dëshiron investitorë cilësor i cili do të ndërtonte kapacitete të mira dhe të rëndësishme hotelerike të cilët do të punonin nëntë muaj në vit”.