„Ekzistojnë mangësitë e caktuara sa i përket pajisjeve dhe kuadrove në Spitalin e Tivarit“, vlerësoi ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq.
Ajo të premten vizitoi repartin e Covid-it në këtë institucion shëndetësor dhe u bind për gjendjen reale.
„Sa i përket pacientëve dhe organizimit të vizitave, u dakorduam që të bëhet riorganizimi, që një numër më i madh i mjekëve të kyçet në punën e drejtpërdrejtë me Covid pacientët, të formohen skuadrat përkatëse, të cilët do të ndërrohen në çdo shtatë ditë dhe me shumë mundësi të shtunën do të dorëzohen regjistrat e mjekëve të cilët do të përfshihen në punën me Covid pacientët“, theksoi ministrja e shëndetësisë.