Miodrag Llekiq për Dritan Abazoviqin: SIMBOL I SHPRESËS

Glasanje Miodrag Lekic 6Kryetari i Frontit Demokratik Midrag Llekiq ashpër ka kritikuar kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq për fjalët e tij të papërshtatshme të drejtuara deputetit Dritan Abazoviq. “Gjukanoviq me gjuhën e rrugës në Parlament ofendoi Dritan Abazoviqin, deputetin e ri, i cili me kulturën e vet demokratike, arsimim dhe karakterin modern simbolizon shpresën që Mali i Zi i bashkuar rreth vlerave demokratike është akoma i mundur”, theksoi Llekiq.

Deputeti i PSD Xhavid Shaboviq ka thënë që me reagimin e vet të papërshtatshëm Gjukanoviq nënvlerësoi Kuvendin. “Kjo është turp dhe marre për të gjithë Malin e Zi”, shtoi ai.

Analistët politik në Podgoricë kanë vlerësuar që ky episod do të përmirësoi rejtingun e Partisë Pozitive dhe të deputetit Abazoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi