Kryetari i sindikatës së Kripores Marko Miranoviq ka deklaruar që Qeveria e Malit të Zi duhet së shpejti të marr fabrikën më të vjetër në Ulqin.
“Qeveria duhet të paguaj të dhjetë pagat e prapambetura, si dhe të paguaj borxhin prej rreth 20.000 euro për energjinë elektrike të shpenzuar e që Kriporja e ka ndaj Elektroekonomisë. Pagesa e të gjithë pagave të prapambetura pritet deri në fund të vitit 2014. Qeveria do ta kthej Kriporen, ndërsa do ti paguaj pronarët e fabrikës për çdo gjë që investuan në të”, tha Miranoviq për “Dnevne novine” duke mos dashur të zbuloi prej ku i vjen kjo informatë.
Kryetari i sindikatës së Kripores tha që problemi i të gjithë fabrikës, si dhe punëtorëve duhet të zgjidhet sa më shpejt. Në vend të pushimit, siç thekson Miranoviq, zyrtarët shtetëror duhet më në fund të marrin fatin e punëtorëve në duar të veta. “Koha është që të vihet pikë në problemet tona dhe që Kriporja më në fund të fillojë të funksionojë normalisht”, shtoi ai.